“Izraeli e Kosova ndajnë të njëjtat vlera, presim të thellojmë bashkëpunimin”

“Izraeli e Kosova ndajnë të njëjtat vlera, presim të thellojmë bashkëpunimin”

Minstri izraelit për Bashkëpunim Regjional, Esai Frej është pritur sot në takim nga ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.

Pas këtij takimi, ministry Frej tha se “ne e kuptojmë çmimin e konfliktit dhe luftën për pavarësi, jemi vende të vogla që të dyja me kapital dhe resurse të pasura”

“Ne kemi shumë gjëra të përbashkëta, jemi nga e njëjta fqinjësi ndajmë të njëjtat vlera dhe e duam demokracinë. Ne e promovojmë bashkekzistencës për shoqëritë tona të përbashkëta dhe tolerancën”, u tha Frej.

Madje, ministri izraelit bëri të ditur se Kosovën e ka vizituar për herë të parë këtë herë, duke shpresuar që të jenë më të bashkuar dhe më të fuqishëm.

 “Jam në vizitën time të parë këtu në Kosovë, dhe ky është vetëm fillimi dhe shpresoj që ky fillim do të na sjellë neve të jemi më të bashkuar dhe më të fuqishëm me njëri-tjetrin”, tha Frej.

Ai foli edhe për investimet e mundshme të Izraelit në Kosovë, duke thënë se fillimisht për të ndërtuar diçka u nevojitet një proces.

“Çdo gjë që të ndërtojmë na nevojitet një proces, është vizita e parë e ministrit izraelit në Kosovë. Ne duhet të gjejmë mundësitë në cilën fushë  do të investojmë shembull në bujqësi, siguri apo fusha tjera. Pastaj populli i izraelit dhe qeveria e izraelit do të bëjë investimet e para në Kosovë, por së pari na nevojitet që të njohim njëri-tjetrin”, tha ministri Frej.

Related Articles