Udhëheqësi i opozitës izraelite, Yair Lapid, thotë se Izraeli është bërë “peng i të çmendurve të papërgjegjshëm” në postimin e tij të fundit duke e pasë fjalën për kryeministrin Benjamin Netanyahu.
“Nuk mund të vazhdosh kështu. Një ministër me precedentë penal qëndron në zyrën e kryeministrit dhe kërcënon kryeministrin me pasojat nëse nuk bën atë që i thuhet”, shkruan Lapid në X.
“Ben Gvir i thotë gjithë botës dhe gjithë rajonit se Netanyahu është i dobët dhe punon për të. Është e pabesueshme që ai të mos shkarkohet në vend”, ka thënë Lapid, shkruan Al Jazeera.