Protestat pro Gazës, ShBA-ja kritikon marrjen e ndërtesës nga studentët në universitetin “Columbia”

Protestat pro Gazës, ShBA-ja kritikon marrjen e ndërtesës nga studentët në universitetin “Columbia”

Shtëpia e Bardhë e ka konsideruar veprim të gabuar bllokimin e një ndërtese në kampus nga studentët që janë duke protestuar për ditë të tëra kundër luftës që po zhvillohet në Gaza.

“Presidenti beson se marrja me forcë e një ndërtese në kampus është absolutisht një qasje e gabuar. Ky nuk është një shembull i protestave paqësore”, u tha gazetarëve në një konferencë këshilltari i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby.

Ndërsa presidenti ka autoritet gjithëpërfshirës për të autorizuar Gardën Kombëtare, Kirby tha se një veprim i tillë nuk ishte në shqyrtim në përgjigje të zhvillimeve të fundit në Columbia në Neë York.

Studentët kanë hyrë në ndërtesë, bllokuan dyert dhe u lidhën me njëri-tjetrin për të formuar një barrikadë.

Related Articles