Sulmet e Izraelit në një shkollë të OKB-së në rripin e Gazës, lanë të vdekur të paktën 16 persona.
Ndërkaq dhjetra të tjerë mbetën të plagosur.
Kështu bën të ditur zyrtarët palestinez.
Në ndërtesë ishin duke u strehuar mijëra njerëz të zhvendosur në kampin e refugjatëve Nuseirat në Gaza qendrore, sipas ministrisë së shëndetësisë të drejtuar nga Hamasi.
Sipas BBC, Izraeli ka thënë se ka goditur disa “terroristë të Hamasit që vepronin në strukturat e vendosura në zonën e shkollës Al-Jaouni”.
Derisa sipas një burimi lokal objektivi ishte një dhomë që dyshohet se përdorej nga policia e Hamasit.
Një zëdhënëse e agjencisë së OKB-së për refugjatët palestinezë (Unrëa) tha se pretendimet ishin “shumë, shumë serioze” dhe duhet të hetohen.
Sulmi vjen ndërsa shpresat rriten se një marrëveshje midis Izraelit dhe Hamasit është në horizont.
Izraeli ka njoftuar se do të dërgojë një ekip negociatorësh javën e ardhshme për të diskutuar një marrëveshje për lirimin e pengjeve me Hamasin. Kjo vjen pasi një zyrtar i lartë i administratës amerikane tha se Hamasi kishte rënë dakord për “rregullime mjaft të rëndësishme” në pozicionin e tij në lidhje me një armëpushim të mundshëm.
Një burim i lartë i Hamasit i tha agjencisë së lajmeve Reuters të shtunën se grupi kishte rënë dakord të fillonte bisedimet për lirimin e pengjeve izraelitë 16 ditë pas fazës së parë të propozuar të një marrëveshjeje që synonte t’i jepte fund luftës në Gaza. /Gazeta Enigma