Ushtria izraelite tha se ka vrarë një komandant tjetër të Hamasit, të cilin Izraeli e akuzoi për kryerjen e sulmeve të 7 tetorit.
Ajo tha se sulmet ajrore vranë Nasim Abu Ajina, komandant i batalionit Beit Lahia në divizionin verior të Hamasit, raporton Al Jazeera, transmeton Klankosova.tv.
“Në të kaluarën, ai komandonte forcat ajrore të Hamasit dhe mori pjesë në zhvillimin e aftësive të dronëve dhe paragliderëve të organizatës terroriste”, deklaroi ushtria izraelite.