Vashat e Kosovës synojnë fitoren e dytë ndaj Maqedonisë së Veriut

Vashat e Kosovës synojnë fitoren e dytë ndaj Maqedonisë së Veriut
Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave ka zhvilluar dje stërvitjen zyrtare para ndeshjes me Maqedoninë e Veriut në kuadër të Ligës së Kombeve.

Ndeshja kundër Maqedonisë së Veriut do të zhvillohet sot në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë, duke filluar nga ora 17:00.

Përzgjedhësja e Kosovës,  Anneli Andersen, tha se Kosova pati paraqitje të mirë ndaj Maqedonisë së Veriut në udhëtim dhe gjatë këtyre ditëve përgatitjet janë bërë në mënyrën më të mirë të mundshme që një paraqitje të tillë ta bëjnë edhe si vendase.

Pas dy ndeshjeve të para në grup, vashat e Kosovës gjenden në pozitën e parë me 4 pikë.

Related Articles