Ja çfarë kontrate ka nënshkruar Alian Giresse me FFK-në

Ja çfarë kontrate ka nënshkruar Alian Giresse me FFK-në

Ish- trajneri i PSG, Alain Giresse është prezantuar sot si trajner i ri i Kombëtares së Kosovës.

Përmes një konference për media, Federata e Futbollit e Kosovës njoftoi se Giresse do të jetë trajneri i ri i Kosovës. 69-vjeçari do të jetë në krye të Kosovës deri në nëntor të vitit 2023, pra deri në mbyllje të ciklit kualifikues për Kampionatin Evropian.

Kujtojmë se, Alain Giresse është një ish futbollist i famshëm francez, i respektuar në botën e futbollit.

Ai ishte trajner i Paris Saint-Germainit (1998), ndërsa pati eksperienca edhe në krye të shtabit teknik të Toulouse (1995) e FAR Rabat (2001-2003).Ndryshe, dy sfidat e para për Giresen në krye të Kosovës do të jenë miqësoret e muajit mars ndaj Zvicrës dhe Burkina Fasos.

/Gazeta Enigma/

Related Articles