ZYRTARE: Alain Giresse trajner i Kombëtares së Kosovës

ZYRTARE: Alain Giresse trajner i Kombëtares së Kosovës

Alain Giresse është trajneri i ri i Kombëtares së Kosovës. Ai sot është zyrtarizuar nga Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës Agim Ademi në një konferencë për shtyp të mbajtur në Emerald.

Giresse do ta zëvendësojë trajnerin Bernard Challandes I cili u shkarkua në nëntor të vitit të kaluar.

Francezi ka një bagazh bukur të pasur derisa në karrierë ka drejtuar edhe kombëtare të mëdha si Senegali I cili këtë vit fitoi Kupën e Afrikës. Trajneri Giresse, në karrierën e tij ka drejtuar skuadra të ndryshme në nivel kombëtar. Gjeorgjia, Gaboni, Mali, Senegali dhe së fundi edhe Tunisia.

Giresse po ashtu kishte drejtuar edhe dy ndër ekipet më të njohura franceze si PSG, Toulouse. Ai ka 162 ndeshje si trajner, 63 fitore, 50 barazime dhe 49 humbje gjatë gjithë karrierës së tij.

/Gazeta Enigma/

Related Articles