Mbrëmjen e së mërkurës policia në Pejë ka arrestuar Xhevdet Januzajn, si të dyshuar për vrasjen që ndodhi të martën në Pejë, ku viktima ishte Gëzim Kastrati, raporton Gazeta “Enigma”.
Policia ka treguar se çka është konfiskuar nga i dyshuari në momentin e arrestimit.
Policia ka bërë të ditur se nga i dyshuari është konfiskuar një pistoletë me dy karikatorë dhe 7 fishekë.
“Rr. Xhin Gazuli, Pejë 18.05.2021-15:39. Lidhur me rastin me datën 19.05.2021 rreth orës 20:15 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili dyshohet se kishte privuar nga jeta viktimën mashkull kosovar. Nga i dyshuari, njësiti policor ka sekuestruar një pistoletë me dy karikatorë dhe 7 copë fishekë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë. Rasti vazhdon të hetohet”, ka njoftuar policia në raportin 24 orësh.