Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ka thënë se ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti, që të tregojë pozicionin dhe qëndrimin e qeverisë për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, raporton Gazeta “Enigma”.
Pas takimit me Kurtin, Abdixhiku njoftoi se Kurtit i kanë dorëzuar edhe një dokument, që përmban kushtet dhe kriteret se si duhet të sillet Qeveria aktuale në raport me Serbinë.
LEXO EDHE: Abdixhiku tregon se çka bisedoi me Kurtin: I bëmë një qartësim, një kërkesë dhe një ofertë
“Ne po ashtu bëmë ofertë ku i dorëzuam kryeministrit një dokument, mbi pozicionin që ne mendojmë se Qeveria duhet ta ketë. Pra ai tashmë ka një dokument me pozicionin politik të LDK-së, që duhet ta prezantoj në dialog. Ky dokument përmban parimet që Kosova duhet ti mbrojë e që janë: diskutimi mbi bazën e GJND-së për pavarësinë e Kosovës, mbrojtja e integritetit territorial, mbrojta e karakterit unitar të Kosovës dhe rendi kushtetues. Dhe rezultati final duhet të jetë njihja finale nga Serbia”, theksoi tutje ai./Gazeta Enigma.