Në komunat në veri të Kosovës mëngjesin e sotëm janë shfaqur postera me flamurin serb me mbishkrimin “Ja ku jemi për Krishtlindje”, shkruan Enigma.
Nuk dihet se kur janë ngjitur këto postera, por janë parë sot në pjesën veriore të Mitrovicës, kryesisht në disa vende në rrugën Ivo Lola Ribar.
Media të caktuara kanë raportuar se postera identike që nga mëngjesi i sotëm janë gjetur edhe në komunat tjera në veri, përfshirë Leposaviqin dhe Zveçanin.
Policia e Kosovës është në dijeni të rastit, por nuk do të merret me të.
“I pamë posterat dhe u konsultuam me prokurorin. Është vendosur që të mos merremi me rastin, pra nuk ekziston”, tha për KoSSev, Veton Elshani, zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.
I pyetur për pretendimet se disa postera janë hequr nga PK-ja mëngjesin e sotëm, ai thekson se kjo nuk është e vërtetë.
Nga ana tjetër, ai shton se edhe pse diku janë parë policët duke i hequr – kjo është bërë për t’i dorëzuar në prokurori.