Ja sa fëmijë dhe gra shtatzëna janë në QKUK, të infektuar me COVID-19

Ja sa fëmijë dhe gra shtatzëna janë në QKUK, të infektuar me  COVID-19

Një fazë e re e infeksionit të COVID-19 ka kapluar vendin këtë fillimvit, raporton Gazeta “Enigma”.

Kësisoj është rritur edhe numri i pacientëve të hospitalizuar.

Në mesin e pacientëve të hospitalizuar sot janë edhe 4 fëmijë në Klinikën e Pediatrisë.

Ndërsa, 3 gra janë të shtrira në Klinikën e Gjinekologjisë.

“Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës nga Covid-19, po trajtohen 124 pacientë. 120 nga ta të konfirmuar me Covid-19 pozitivë dhe 4 të negativizuar. Me oksigjeno-terapi 88 pacientë, kurse në Mjekim Intensiv janë të shtrirë 11 pacientë”, thuhet nga Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës. / Gazeta Enigma.

Related Articles