Ja sa gra shtatzëna po trajtohen nga COVID-19 në Gjinekologji

Ja sa gra shtatzëna po trajtohen nga COVID-19 në Gjinekologji

Të dielën, Shërbimi Spitalor, Klinik, Universitar i Kosovës (SHSKUK), ka njoftuar se 12 gra shtatzëna janë duke u trajtuar nga COVID-19 në Klinikën e Gjinekologjisë, raporton Gazeta “Enigma”.

Ndërkohë në QKUK dhe spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar gjithsej 212 pacientë.

Me oksigjeno-terapi janë 144 pacientë, kurse në Mjekim Intensiv janë të shtrirë 20 pacientë.

Njoftimi i plotë:

Covid- 19: Në QKUK dhe spitale po trajtohen 212 pacientë

212 pacientë po trajtohen nga Covid-19 në QKUK dhe spitalet e përgjithshme që janë pjesë e Shërbimit Spitalor Klinik dhe Univeristar të Kosovës.

Me oksigjeno-terapi janë 144 pacientë, kurse në Mjekim Intensiv janë të shtrirë 20 pacientë.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme

Klinika Infektive, 71 pacientë

Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 17 pacientë

Klinika e Pediatrisë,7 pacientë

Klinika Obstetrike Gjinekologjike, 12 pacientë

Spitali i Prizrenit,17 pacientë

Spitali i Pejës, 19 pacientë

Spitali i Gjilanit, 22 pacientë

Spitali i Gjakovës, 24 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 12 pacientë

Spitali i Ferizajt, 10 pacientë

Related Articles