Ja sa para shpenzoi AAK për periudhën tetor-dhjetor

Ja sa para shpenzoi AAK për periudhën tetor-dhjetor

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar raportet e shpenzimeve tremujore për periudhën tetor-dhjetor 2025 të subjekteve politike të Kosovës, raporton Gazeta Enigma.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka deklaruar shpenzime në vlerë prej 70,210.08 euro gjatë kësaj periudhe.

Nga kjo shumë, sipas raportit të publikuar nga KQZ, mbi 28 mijë euro janë shpenzuar për paga neto të punëtorëve, 6,197.52 euro për shërbime të telekomunikacionit, që përfshijnë internetin dhe shpenzimet për rrjete sociale, përfshirë Facebook-un.

Njëherësh, janë shpenzuar 320.00 euro për blerje të ndryshme për zyrë, akomodim, ushqim e pije. / Gazeta Enigma.

Related Articles