Kosova do të përballet me Islandën në play-off për inkuadrim në Ligën B të Kombeve.
Kombëtaret do të ballafaqohen fillimisht në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë më 20 mars të vitit të ardhshëm. Tri ditë më vonë ndeshja kthyese zhvillohet në Islandë, ku vendoset gjithçka.
Islandezët vijnë në play-off pasi përfunduan prapa të tretët në Grupi i 4-të i Ligës B të Kombeve, pas Uellsit dhe Turqisë.
Islanda në letër është kundërshtari më i lehtë, ndërsa zë vendin e 70-të në renditjen e FIFA.
Vlera e skuadrës është 54 milionë euro, ndërsa Age Hereide është përzgjedhës.
Orri Oskarsson është lojtari kryesor me vlerën prej 20 milionë euro në treg dhe luan te Real Sociadad.
Sverrir Ingi Ingason (Panathinaikos) dhe Ísak Jóhannesson (Fortuna Dusseldorft) janë dy lojtarë të tjerë të respektuar të Islandës.
Islanda ka luajtur në Euro 2016, kur u kualifikua për herë të parë në histori në një event madhor, ndërsa pas dy vjetësh arriti të shkojë edhe në Kupën e Botës.
Kosova në anën tjetër aktualisht është në vendin e 101-të në renditjen e FIFA-s.
Vlera e skuadrës llogaritet të jetë 88 milionë euro nga tubimi i fundit, ndërsa me Milot Rashicën dhe mungesat që kishte, kjo shifër mund të shkojë në 100 milionë euro.
Edon Zhegrova është lojtari më i shtrenjtë i Daradanëve me vlerë prej 25 milionë euro, ndërsa pas tij vijnë Amir Rrahmani dhe Vedat Muriqi.