Partia Socialdemokrate ka zhvilluar sot një aksion në pikën kufitare Merdarë.
Aktivistët e kësaj partie janë pënguar nga Policia e Kosovës, në vendosjen e disa pankartave në rrethojat në pikën kufitare në Merdarë.
Policia ka kërkuar nga anëtarët e PSD-së që pankartat t’i vendosin jashtë rrethojave, por një gjë e tillë u kundërshtuan nga aktivistët e kësaj partie, me ç’rast pati edhe një përplasje ndërmjet tyre.
Më pas ata kanë vendosur një pankartë me fotografinë e kryeministrit Albin Kurti me një mbishkrim “Jam i ngutshëm, por i kthyeshëm”.
Aksioni i PSD-së vjen një ditë pasi ky pikëkalimin kufitar me Serbinë, me vendim të Qeverisë është hapur për kalimin e mallrave serbe. /Gazeta Enigma
“Jam i ngutshëm, por i kthyeshëm”, aktivistët e PSD-së pengohen nga policia gjatë aksionit
