Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Borris Johnson, ka dhënë një tjetër deklarim sa i përket Presidentit rus, Vladimir Putin, ku u shpreh i bindur se ai do të dështojë.
“Tragjedia që ne parashikuam ka ndodhur, dhe nëse ka ndonjë gjë është më e keqe se parashikimet tona. Ne po shohim një fatkeqësi të shpalosur në kontinentin tonë evropian”.
Johnson teksa gjindet në një vizitë në Poloni, përshëndeti popullin polak për përpjekjet e tyre në përballimin e krizës humanitare që po shpaloset në Ukrainë, shkruan BBC, transmeton Gazeta Enigma.
“Ne në Mbretërinë e Bashkuar jemi të gatshëm t’ju ndihmojmë, ne kemi furnizime humanitare siç e dini tashmë që po vijnë, mendoj se dy avionë me furnizime mjekësore tashmë janë ulur dhe ka të tjera për të ardhur.”
“Ne në Mbretërinë e Bashkuar jemi të gatshëm t’ju ndihmojmë, ne kemi furnizime humanitare siç e dini tashmë që po vijnë, mendoj se dy avionë me furnizime mjekësore tashmë janë ulur dhe ka të tjera për të ardhur”, tha Johnson./Gazeta Enigma/