Trajneri i Kombëtares shqiptare të futbollit, Sylvinho është pajisur me pasaportën shqiptare. Braziliani e konfirmoi marrjen e pasaportës nga Samiti i Diasporës që po zhvillohet në Pallatin e Kongreseve.
“Jemi këtu në Samitin e Diasporës shqiptare. Kam pranë kam shqiptarin e fundit që ka pranuar të jetë qytetari ynë”, ka thënë Ministri i Brendshëm, Taulant Balla.
“Sigurisht, shqiptar puro. Shumë faleminderit”, është shprehur trajneri i Kombëtares.
Kujtojmë që në këtë Samit, Sylvinho u nderua nga kryeministri Edi Rama me “Shqiponjën e Artë”.