Dita e pestë e zjarrit në Malin e Tomorrit. Disa vatra zjarri janë drejt neutralizimit ndërsa të tjera janë duke u përhapur nga era. Në ndihmë për fikjen e zjarrit banorëve të fshatrave përreth Tomorri janë vënë dhe helikopterë.
Burimet zyrtare nga ADZM Berat konfirmojnë se deri më tani janë djegur rreth 23 hektar pyll me pisha si dhe janë djegur disa vendbanime të kafshëve të egra. /Gazeta Enigma/