Dështon marrëveshja Izrael – Britani, një milion doza mund të shkojnë dëm

Dështon marrëveshja Izrael – Britani, një milion doza mund të shkojnë dëm

Mbi një milion doza të vaksinës së Pfizer-it, që po mbahen në Izrael e që do të bëhen të papërdorshme në fund të korrikut, mund të hidhen në mbeturina për shkak se përpjekjet për ndërmjetësim për marrëveshje shkëmbimi me Britaninë e Madhe dështuan.

Raportohet se Izraeli ia ka ofruar këtë sasi vaksinash Mbretërisë së Bashkuar me kusht që kjo e fundit t’ia kthej të njëjtin numër të dozave shtetit aziatik, kur të marrë doza të reja nga prodhuesi në shtator. Autoritetet shëndetësore britanike po mundohen të vaksinojnë sa më shumë njerëz para largimit të masave këtë muaj.

Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Izraeli tha: “Ka pasur diskutime mes Izraelit dhe Mbretërisë së Bashkuar në lidhje me mundësinë e shkëmbimit të vaksinave, por fatkeqësisht, pavarësisht vullnetit të të dyja palëve, për arsye teknike, kjo nuk pati sukses.”

Merret vesh se Britania e Madhe nuk ka plane për shkëmbimin e vaksinave me shtetet e tjera, shkruan The Guardian.

Televizioni izraelit, Channel 12, raportoi se prodhuesi Pfizer e ka refuzuar kërkesën e Izraelit që vaksinave t’iu zgjatet afati i përdorimit. Kompania amerikane tha se nuk mund të garantojë se dozat do të jenë të sigurta pas datës 30 korrik.

Edhe një plan për dërgimin e 1 milionë dozave të Pfizer-it në Bregun e pushtuar Perëndimor me qëllim të kthimit të tyre më vonë dështoi muajin e kaluar, pasi udhëheqësit palestinezë thanë se nuk mund të pranojnë vaksina që kanë afat të shkurtër të përdorimit./Gazeta Enigma/

Related Articles