Mediat greke raportojnë për vrasjen e orëve të para të mëngjesit në Halkidiki, ku mbeti i vrarë 39 vjeçari nga Shkupi, Orhan Bajrami i njohur si “Oki”.
Shoku i tij, 45 vjeçari Sead Slezoviç ka mbetur i plagosur dhe po trajtohet në spitalin e Polygyros, përcjell KlanM.
Në një raportim të EPT news thuhet se policia greke po kryen procedurat e nevojshme, ndërsa ende nuk ka ndonjë pistë hetimi për t’i gjetur vrasësit, të cilët kanë qenë me maska e motoçikletë.
Sipas informacioneve fillestare, sulmuesit me maska kanë gjuajtur mbi 20 plumba në drejtim të dy shtetasve të Maqedonisë.