Jashari flet pas grumbullimit nga Kosova: Ëndërr e bërë realitet

Jashari flet pas grumbullimit nga Kosova: Ëndërr e bërë realitet

Muharrem Jashari është lojtari më i fundit që është ftuar nga Përfaqësuesja e Kosovës.

Forma fantastike e treguar në garat evropiane me Dritën si dhe në dy xhirot e para në kampionat, kanë bërë që trajneri Bernard Challandes ta ftojë Jasharin.

Mesfushori i Dritës ka folur për Telegrafin rreth ftesës që i është bërë për t’iu bashkuar Kosovës.

Ai ka qenë edhe pjesë e Dardanëve në dy ndeshjet miqësore që u zhvilluan në Antalia të Turqisë ndaj Guineas dhe Gambias.

Për Jasharin është një ëndërr e bërë realitet, pasi thotë se ka punuar shumë për këtë ditë.

“Jam shumë i lumtur me ftesën që kam marrë. Kjo tregon që puna e madhe që kam bërë është shpërblyer më në fund”, ka thënë Jashari.

“Për mua të grumbullohem nga Kosova është një nder dhe krenari e madhe, është një ëndërr e bërë realitet”, tha Jashari.

Tutje numri 10 i Dritës deklaroi se kjo ftesë e motivon të punojë edhe më shumë për të ardhmen.

“Natyrisht unë nuk do të ndalem me këtë ftesë, pasi do të punojë edhe më shumë për të arritur gjëra edhe më të mëdha me klubin dhe Kosovën”, u shpreh Jashari.

Related Articles