Jashari: Me shqetësim po e përcjell situatën emergjente në vend

Jashari: Me shqetësim po e përcjell situatën emergjente në vend

Bekim Jashari ka shprehur shqetësim lidhur me situatën e krijuar pas reshjeve të shumta të shiut.

Ai ka kërkuar intervenim të shpejtë nga institucionet lokale e qendrore në zhbllokimin e kanaleve dhe lumenjve për të evituar ndonjë katastrofë apo viktima eventuale e po ashtu të furnizohen me gjëra ushqimore zonat e prekura.

“Me shqetësim po e përcjell situatën emergjente në Skenderaj dhe komuna tjera, si pasojë e vërshimeve të sotme. Mobilizimi i qytetarëve për t’iu ndihmuar të tjerëve në evakuim është për tu admiruar dhe shembull që duhet ndjekur nga të gjithë. Në këto momente aspak të lehta kërkoj intervenim të shpejtë nga institucionet lokale e qendrore në zhbllokimin e kanaleve dhe lumenjve për të evituar ndonjë katastrofë apo viktima eventuale e po ashtu të furnizohen me gjëra ushqimore zonat e prekura. Një falënderim i veçantë për komunën e Suharekës me kryetar Bali Muharremaj e cila ka nisur ekipin e zjarrfikësve në intervenim të zonat e prekura në Skenderaj. Po ashtu një falënderim për zjarrfikësit, policinë dhe gjithë ata që janë duke punuar në tejkalimin e kësaj situate pa pasoja në njerëz. Bashkë!”, ka shkruar Jashari në Facebook.

Related Articles