Bulliqi: Gjendja në teren tejet e rëndë, lus qytetarët për kujdes të shtuar

Bulliqi: Gjendja në teren tejet e rëndë, lus qytetarët për kujdes të shtuar

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, bashkë me drejtorin e Shërbimeve Publike, Bahri Selimi, kanë vizituar fshatrat Pakashticë, Letanc, Siboc dhe zonat urbane të prekura nga vërshimet.

Sipas tij, gjendja në teren është tejet e rëndë si pasojë e vërshimeve.

“Bashkë me drejtorin e Shërbimeve Publike, Bahri Selimi vizituam fshatrat Pakashticë, Letanc, Siboc dhe zonat urbane të prekura nga vërshimet. Gjendja në teren është tejet e rëndë, ne i kemi angazhuar 5 kompani të cilat po punojnë me kapacitete të plota në intervenim”.

“Lus qytetarët për kujdes të shtuar, si dhe kërkoj nga ana e tyre të bashkëpunojnë në çdo situatë me ekipet emergjente institucionale. Dua ta siguroj gjithsecilin se ne do të jemi pranë tyre në çdo kohë”, theksoi Bulliqi.

Related Articles