Javë me mot të nxehtë, temperaturat deri në 35 gradë

Javë me mot të nxehtë, temperaturat deri në 35 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se masat e ajrit me presion të lartë atmosferik të cilat kanë përfshirë vendin do të mbesin të qëndrueshme.

IHK njofton se kjo situatë meteorologjike do të kushtëzojë mot të nxehtë dhe me vapë dhe këto masa të nxehta kanë origjinë nga Afrika Veriore.

Riga shiu parashihen ditën e hënë dhe të premten, ndërsa ditët tjera do të jenë me intervale të gjata me diell.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-18 Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 29-35 gradë Celsius.

Related Articles