Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë javës së kaluar, gjithsej 49.569 doza të para të vaksinave u aplikuan në vend.
Nga atje thonë se ka një interes të shtuar në mënyrë të konsiderueshme për vaksinimin tek qytetarët.
Vaksinimi po zhvillohet pandërprerë në të gjitha pikat në të gjithë vendin, ndërsa vaksinimi në terren është duke u zhvilluar.
“Gjithsej 586.384 qytetarë janë vaksinuar në pikat e vaksinimit në vend dhe në terren deri në ditën e djeshme. Dozën e parë të vaksinës të premten dhe dje e morën 13.950 qytetarë, ndërsa dozën e dytë, gjithsej 8.636 qytetarë.
Gjithsej 1.058.112 doza vaksinash janë aplikuar në vend, ndërsa 471,728 qytetarë janë rivaksinuar.”, njoftojnë nga MSH.
Sipas shifrave të fundit, 67% e popullsisë mbi 70 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine, 64% e popullsisë mbi 65 vjeç janë vaksinuar me të paktën një dozë vaksine, 60% e popullata mbi 60 vjeç është vaksinuar me të paktën një dozë vaksine dhe 50% e popullsisë mbi moshën 50 vjeç është vaksinuar me të paktën një dozë të vaksinës.
Qytetarët vaksinohen pa takim, në pikat ekzistuese të vaksinimit në të gjithë vendin. Procesi i vaksinimit në terren po zhvillohet në territorin e të gjithë vendit, me rotacion të ekipeve mjekësore në secilin fshat, vendbanim rural.
Faqja vakcinacija.mk është e hapur për caktimin e takimeve për vaksinimin e fëmijëve.