Jay-Z artisti me më së shumti nominime “Grammy”

Jay-Z artisti me më së shumti nominime “Grammy”

Rep artisti i famshëm amerikan, Jay-Z është bërë zyrtarisht këngëtari me më së shumti nominime për çmime “Grammy” në historinë e këtij kompeticioni, me gjithsej 83 sosh.



Ylli i hitit “Song Cry” është nominuar edhe në tri kategori të tjera bënë të ditur njoftimet e nominimeve të edicionit të 64-të të kësaj ceremonie prestigjioze të ndarjes së çmimeve.

Jay-Z – “Grammy”

Ndërkaq, menjëherë pas Jay-Z, për nga numri i nominimeve radhitet legjenda e muzikës rock, ish-pjesëtari i “The Beatles”, Paul McCartney, i cili deri më tash, gjatë karrierës së tij është nominuar 81 herë për të fituar “Grammy”.

Paul McCartney

Nominimet e para të Shawn Corey Carter, i njohur me emrin skenik si Jay-Z, kishin ardhur në vitin 1999, teksa u nominua në tri kategori:  “Albumi më i mirë rap”, “Performanca më e mirë rap solo” dhe “Performanca më e mirë rap nga një duo ose grup”.

Por, Jay, i njohur për personalitetin e tij impulsiv dhe shumë temperament, nuk kishte marrë fare pjesë në ceremoninë e atij viti, si shenjë revolte për një përbuzje që i ishte bërë një mikut të tij rep artist nga New York-u.

Por, gjithsesi ai fitoi gjithsej 23 çmime “Grammy” gjatë dekadave të ardhshme dhe vlerësimet për të janë dhënë si rezultat i punës së tij si rep artist, krijues dhe producent.

Vitet më kulminante të Jay-Z në “Grammy” ishin ato të 2009, 2010 dhe 2012, kur ai kishte rrëmbyer nga tri çmime, gjatë çdo ceremonie të këtyre viteve.

Më së shumti nominime të tij brenda një viti, erdhën në 2017-ën, pas publikimit të albumit të tij të 13-të, të titulluar “4:44”. Por, përkundër që ishte nominuar në shumë kategori, ai nuk fitoi asnjë prej tyre.

Jay-Z

Kantautori aludoi për një grindje me ceremoninë vjetore të ndarjes së çmimeve në hitin e tij të vitit 2018, “Apeshit” – këngë në të cilën ai u shpreh se institucioni nuk ishte i përshtatur me preferencat e fansave modernë.

Jay-Z dhe Beyonce u nominuan të dy për çmimin për “Videon më të mirë muzikore” pas publikimit të këngës, megjithëse humbën nga Childish Gambino, i cili atë vit e fitoi çmimin për klipin e tij “This Is America”.

Beyonce dhe Jay-Z

Gruaja e tij, pop ylli, Beyonce, gjithashtu bëri histori me “Grammy” të vitit të kaluar, duke u bërë gruaja më e nominuar dhe këngëtarja më e vlerësuar në historinë e shfaqjes së çmimeve.

Related Articles