Memli Krasniqi, ka bërë të ditur se është takuar me ambasadorin amerikan Hovenier në një drekë pune, raporton Gazeta Enigma.
Krasniqi ka deklaruar se raporti i Kosovës me SHBA-në është i shenjtë, i pazëvendesueshëm dhe i përhershëm, duke theksuar se janë bërë diskutime të frytshme në këtë takim.
Shkrimi i plotë i Memli Krasniqit:
“Raporti i Kosovës me SHBA-në është i shenjtë, i pazëvendesueshëm dhe i përhershëm.
Diskutime të frytshme dhe miqësore me ambasadorin amerikan, Jeffrey Hovenier, sot, gjatë një dreke pune në rezidencën e tij.” /Gazeta Enigma