Anëtari i bordit të Radio Televizionit të Kosovës, Bekim Sele, ka dhënë dorëheqje sot.
Dorëheqjen e tij e ka konfirmuar kryetari i bordit të RTK-së, Besnik Boletini.
“I nderuar Kryetar i Bordit z. Besnik Boletini, Të nderuar anëtarë të Bordit, Përmes këtij e-maili Ju informoj për dorëheqjen time nga pozita e anëtarit të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës!”, thuhet në njoftimin e dorëheqjes.
Arsyeja e dorëheqjes, Sele ka thënë se ka të bëjë kryesisht me punën e tij profesionale, “me theks të veçantë angazhimin në sferat e filmit dhe në punët tjera akademike”.
“Shfrytëzoj rastin të ju falënderoj për besimin dhe bashkëpunimin tuaj gjatë kësaj periudhe dhe ju dëshirojë më të mirat!”, thuhet në njoftimin e tij.