​Përfundon seanca, Hazir Borovci vazhdon dëshminë nesër

​Përfundon seanca, Hazir Borovci vazhdon dëshminë nesër

Dëshmitari i katërt i mbrojtjes, Hazir Borovci, do të vazhdojë nesër dëshminë e tij në Dhomat e Specializuara të Kosovës, në procesin e gjykimit të Salih Mustafës.

Ai do të përgjigjet në pyetjet e prokurorisë ndërsa sot gjatë dëshmisë së tij ka treguar se me Mustafën u takua në pjesën e parë të prillit të vitit 1999 në fshatin Butovc. Para trupit gjykues ai ka thënë se është i bindur se Mustafa është i pafajshëm.

Borovci ka thënë se Mustafën e ka parë për herë të parë rreth datës 2 prill 1999, por sipas tij ata janë takuar edhe herë të tjera në të njëjtin fshati gjatë atij muaji.

Ai ka thënë se me Mustafën i lidhur puna për çlirimin e Kosovës dhe organizimi i ndihmave për civilët shqiptarë.

Gjatë dëshmisë së tij në Hagë, Borovci ka thënë se ishte pjesë e ushtrisë Çlirimtare të Kosovës përmes njësisë BIA.

A ndër të tjera ka thënë se nuk ka pasur dallime politik apo fetare brenda Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Salih Mustafa u arrestua më 24 shtator 2020 me pretendimin për krime lufte.

Sipas Dhomave të Specializuara “Aktakuza e konfirmuar përcakton se afërsisht midis 1 prillit 1999 dhe 19 prillit 1999, në një kompleks ndalimi në Zllash, Kosovë, u kryen krimet e ndalimit arbitrar, trajtimit mizor dhe të torturës kundër të paktën gjashtë personave. Gjithashtu, në aktakuzë thuhet se në një datë midis 19 prillit 1999, ose rreth kësaj date, dhe rreth fundit të prillit 1999, në atë vendndodhje u vra një i ndaluar”.

Salih Mustafa po qëndron në paraburgim në Hagë ndërsa në deklarimin e tij para trupit gjykues është deklaruar i pafajshëm.

Related Articles