Jep dorëheqje drejtori sportiv i klubit të madh, akuzohet për ngacmime seksuale ndaj kolegeve

Marc Overmars dha dorëheqjen nga posti i drejtorit të kampionëve holandez të Ajaxit pasi pranoi se kishte dërguar mesazhe të papërshtatshme disa kolegeve.

48-vjeçari lançoi një deklaratë për kanalin zyrtar të “harkëtarëve” se i vjen turp nga sjellja e tij dhe se kërkon falje:

“Më vjen turp! Javën e kaluar u përballa për sjelljen time. Fatkeqësisht, nuk e kuptova që po e kaloja kufirin me këtë, por kjo m’u bë e qartë ditët e fundit.

“Papritmas ndjeva presion të madh. Kërkoj falje. Sigurisht që për dikë në pozicionin tim kjo sjellje është e papranueshme. Edhe unë tani e shoh këtë. Por është tepër vonë”.

“Nuk shoh zgjidhje tjetër veç të largohem dhe të jap dorëheqjen nga klubi i Ajaxit. Kjo gjithashtu ka një ndikim të madh në situatën time private. Prandaj u kërkoj të gjithëve të më lënë vetëm mua dhe familjen time”, përfundoi Overmars i cili filloi si drejtor te klubi i madh holandez një dekadë më parë.

Related Articles