Mihael Bolander, gjyqtar në Gjykatën Speciale të Hagës, ka dhënë dorëheqje.
Lajmin e ka bërë të ditur Gjykata Speciale nëpërmjet një postimi në rrjetin social facebook.
“Sot, gjykatësi Mihael Bolander i dorëzoi Kryetares Ekaterina Trendafilova dorëheqjen e tij si gjykatës në Regjistrin e Gjykatësve Ndërkombëtarë të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK). Gjykatësi Bolander, i cili dha dorëheqje për arsye personale, deklaroi se ndihej i nderuar që kishte shërbyer si gjykatës i DHSK-së”, thuhet në njoftim.
“Kryetare Trendafilova shprehu mirënjohjen e saj të sinqertë për kontributin e gjykatësit Bolander në mandatin e DHSK-së, përfshirë edhe, së fundi, si anëtar i panelit të parë të Gjykatës Supreme”, bëhet e ditur më tutje.
Bolander së fundmi kishte qenë anëtar i panelit të Gjykatës Supreme, që refuzuan kërkesën e Kadri Veselit për lirimin nga paraburgimi.
Njoftimi i plotë:
Sot, gjykatësi Mihael Bolander i dorëzoi Kryetares Ekaterina Trendafilova dorëheqjen e tij si gjykatës në Regjistrin e Gjykatësve Ndërkombëtarë të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK). Gjykatësi Bolander, i cili dha dorëheqje për arsye personale, deklaroi se ndihej i nderuar që kishte shërbyer si gjykatës i DHSK-së.
Kryetare Trendafilova shprehu mirënjohjen e saj të sinqertë për kontributin e gjykatësit Bolander në mandatin e DHSK-së, përfshirë edhe, së fundi, si anëtar i panelit të parë të Gjykatës Supreme.