Jerusalem: Një i vdekur dhe shtatë të plagosur nga një sulm terrorist

Jerusalem: Një i vdekur dhe shtatë të plagosur nga një sulm terrorist

Të paktën shtatë persona u plagosën pasi një palestinez u fut me automjet në një treg të frekuentuar në Jerusalem, në atë që policia e quan një sulm terrorist.

Një civil i armatosur vrau shoferin, 39-vjeçarin Hatem Najma, konfirmoi policia pas incidentit.

Një burrë rreth të 70-tave u dërgua në gjendje të rëndë në spital, ndërkaq tre burra, një në të 50-at dhe dy 25-vjeçarë pësuan vetëm lëndime të lehta.

Najma, baba i pesë fëmijëve, nuk ishte i njohur për forcat izraelite të sigurisë, por kishte një histori të sëmundjes mendore.

Policia tha se Najma shpejtoi në një kryqëzim, duke u përplasur qëllimisht në një grup këmbësorësh që kalonin rrugën në një kryqëzim.

Presidenti izraelit Benjamin Netanyahu e quajti incidentin një sulm terrorist.

“Minuta më parë, jo shumë larg nga këtu, pati një tjetër përpjekje për të vrarë qytetarët izraelitë. Ky sulm terrorist na kujton se toka e Izraelit u fituan përmes shumë mundimeve”, tha Netanyahu përpara se të merrte pjesë në një ceremoni të Ditës së Përkujtimit.

Related Articles