“Jerusalem” premierë nga skena e “Bekim Fehmiut”

“Jerusalem” premierë nga skena e “Bekim Fehmiut”

Teatri “Bekim Fehmiu” në Prizren ka realizuar premierën e fundit për këtë vit, duke vënë në skenë komedinë “Jerusalem” të autorit Jez Butterworth, nën regji të Butrint Pashës.

Ky i fundit ka vlerësuar se kjo shfaqje para publikut ka prezantuar porosinë për më shumë dashuri ndaj mjedisit me kundërshtimin e ndërtimeve të egra, bashkë me dëshirën për një shoqëri të shëndoshë.

Ngjarja është e vendosur në Anglinë rurale, ku gjatë rrjedhës së shfaqjes, kryepersonazhi Gjon “Gjel” Bajroni (interpretuar nga aktori Ernest Malazogu) tregon përralla, dehet, drogohet, u shmanget autoriteteve, ndërkohë që magjeps dhe zemëron ata që i takon./Gazeta “Enigma”/

Related Articles