Jo vetëm klubet, Puma dhe adidas në ‘luftë’ për nënshkrimin e Haaland

Jo vetëm klubet, Puma dhe adidas në ‘luftë’ për nënshkrimin e Haaland

Erling Haaland është aktualisht njëri ndër lojtarët më të kërkuar në Evropë.

Sulmuesi norvegjez është bërë cak i gjigantëve evropianë, por në verën e këtij viti, do të dihet se ku do të luajë.

Sipas asaj që raporton AS, nuk janë vetëm klubet që duan të kenë Haalandin në radhët e tyre.

Ka edhe marka të njohura botërore që duan ta bëjnë norvegjezin fytyrën e brendit të tyre, e në garë janë Puma dhe adidas.

Mediumi spanjoll bën të ditur se dy kompanitë janë në bisedime me Haalandin dhe duan ta kenë si fytyrën e tyre të re për kampanjën e radhës.

Adidas thuhet se i prinë garës për të nënshkruar me Haaland, gjersa sulmuesi pritet të kalojë te Real Madridi, që po ashtu është i kontraktuar me markën botërore. /Gazeta Enigma/

Related Articles