Besimtarët ortodoksë të mbledhur në kishën Ortodokse në Cetinje kishin në plan të festonin dy festa me një ditë, por përsëri, disa persona ishin mbledhur që të mos lejonin meshën e Metropolitit Joakinje.
“Ti nuk je i denjë për atë pozitë” dëgjoheshin brohoritje nga turmat, të cilët vazhdojnë të shprehin pakënaqësitë e tyre me përzierjen e politikës serbe me anë të Kishës Ortodokse në Mal të Zi.
Qytetarët e mbledhur pastaj kënduar së bashku himnin e Mal të zi, duke mos e lejuar procesin të shkojë pa pengesa.
Mali i Zi po përballet me situatë të tensionuar pasi më 5 shtator ishte ceremonia e marrjes së detyrës së mitropolitit të Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, Joanikije.
Kisha Ortodokse e Malit të Zi është nën Kishën Autoqefale të Serbisë. Ajo synon pavarësimin nga Kisha Ortodokse Serbe.
Qyteti Cetinje, dikur ka qenë kryeqendra e Malit të Zi ndërsa sot konsiderohet si kryeqyteti kulturor dhe historik i këtij vendi. Malazezët nuk duan përzierjen e vazhdueshme të serbëve në shtetin e tyre, ndonëse një e treta e popullsisë totale në këtë shtet deklarohet si serbe.
/Gazeta Enigma/