Joao Felix kërkon largimin në janar, tre gjigantë evropianë pas tij

Joao Felix kërkon largimin në janar, tre gjigantë evropianë pas tij

Joao Felix dëshiron të largohet nga Atletico Madrid në janar, ndërsa klubet që e pëlqejnë nuk janë të pakta.   

Sulmuesi portugez nuk është i kënaqur me situatën e tij te Atletico Madridi dhe do të kërkojë që të larohet në afatin e dimrit, shkruan AS .

PSG, Bayern Munich dhe Manchester United janë të gjithë të vetëdijshëm për situatën e Felix dhe të gatshëm të konkurrojnë për afrimin e tij.

PSG është në kontakt me menaxherin e Felixit, pasi Luis Campos është një tifoz i madh i lojtarit.

Man United kishte një ofertë prej 130 milionë euros, por që u refuzua nga Atletico në fillim të afatit së verës dhe klubi anglez mbetet ende i interesuar.

E fundit është Bayern Munich, që po ashtu kishte kërkuar informacione për lojtarin, por pa arritur te ai.

Los Colchoneros janë të gatshëm ta shesin, por do të preferonin të prisnin deri në qershor.

Related Articles