Johnson dhe Zelensky u pajtuan për zgjatjen e sanksioneve ndaj Rusisë

Johnson dhe Zelensky u pajtuan për zgjatjen e sanksioneve ndaj Rusisë

Kryeministri britanik Boris Johnson dhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ranë dakord se është e nevojshme të zgjerohet lista e sanksioneve që duhet të ushtrojnë presion maksimal mbi presidentin rus Vladimir Putin në ditët në vijim, tha sot një zëdhënës i Downing Street.

“Kryeministri i tha Presidentit Zelensky se Britania e Madhe po mbledh sot anëtarët e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për të siguruar dënimin më të fortë të mundshëm të Rusisë në takimin e pasdites së OKB-së në Nju Jork”, shtoi zëdhënësi, raporton Reuters.

Presidenti Zelenski njoftoi në Twitter se ai “koordinoi veprimet” me kryeministrin Johnson. / Gazeta Enigma.

Related Articles