Çedomir Jovanoviq, ish-zëvendëskryeministri i Serbisë, në një kanal televiziv të Beogradit, ka thënë se ajo çfarë ndodhi në Banjskë të Zveçanit, më 24 shtator, është sulm terrorist.
– A është Albin Kurti terrorist? – shtruan pyetjen drejtuesit e emisionit “Novo jutro”.
– Për mua Albin Kurti nuk është terrorist. Albin Kurti është lider i shqiptarëve të Kosovës, nuk është kriminel…
– Ju po e mbroni Albin Kurtin? – pasoi pyetja tjetër.
– Jo, unë tregova realitetin që juve nuk iu pëlqen.
Çedomir Jovanoviq tërhoqi vërejtjen se është i urryer në Serbi.
– Mua më quajnë izdajica, šiptar, ustaš…, tha ai.
Mëtej shtoi se vrasja e policit shqiptar (Afrim Bunjaku) është tmerr. Tmerr është edhe vrasja e tre sulmuesve serbë, ngase ata kanë lënë fëmijë…
… Dhe ti kap pushkën në dorë, të ikën mendja.
Dikur dhe tash serbët i quajnë shqiptarët terroristë. Edhe këta neve na quajnë terroristë. Për serbët Adem Jashari është terrorist, për shqiptarët – hero…
Kosova është shtet i shqiptarëve, serbëve dhe të gjithë atyre që jetojnë aty. Këtë e kam thënë para 18 vjetësh…
Përse të tjerët nuk i formuan asociacionet e komunave, shtron pyetjen Jovanoviqi. Asociacionin serb nuk e formuan Hashim Thaçi, Isa Mustafa, as Ramush Haradinaj, pse ta formon Albin Kurti, tha ai.
Dhe mesazhi i tij: Le të këndellet Serbia!