“Ju lutem ndaloni, lufta është çmenduri”, Papa Françesku thirr për paqe

“Ju lutem ndaloni, lufta është çmenduri”, Papa Françesku thirr për paqe

Në një adresim publik gjatë të dielës nga dritarja e tij, Papa Françesku ka thënë se Vatikani është i gatshëm të bëjë gjithçka që mundet për paqen në Ukrainë.

Françesku tha se ai ka dërguar dy kardinalë në Ukrainë për të ndihmuar në përpjekjet humanitare dhe këtë e ka bërë “jo vetëm si shenjë për të treguar prezencën e Papës, por për të gjithë ata njerëz që duan të thonë se ‘lufta është çmenduri, ju lutem ndaloni, shikoni këtë mizori!’”.

Papa falënderoi edhe gazetarët që “po rrezikojnë jetën” për të raportuar për këtë luftë.

“Faleminderit vëllezër dhe motra për këtë punë që po na mundëson neve të jemi afër dramës së njerëzve dhe që të shohim mizorinë e kësaj lufte”, i është drejtuar gazetarëve Papa. / Gazeta Enigma.

Related Articles