Kryeministri britanik ofron zgjidhje se si të rrëzohet Putini

Kryeministri britanik ofron zgjidhje se si të rrëzohet Putini

Kryeministri britanik, Boris Johnson, ka ofruar një strategji se si duhet bashkuar që ta bëjnë të mundshëm dështimin e presidentit rus, Vladimir Putin, në Ukrainë, transmeton Gazeta “Enigma”.



Ai për këtë ka radhitur gjashtë pika përmes së cilave, sipas tij, mund të çojnë në përmbushjen e këtij qëllimi.

“Putini duhet të dështojë dhe duhet ta shohim të dështojë në këtë akt agresioni. Ne duhet të bashkohemi nën një plan veprimi me gjashtë pika për të siguruar që Putini të dështojë në ambiciet e tij. Bota është duke shikuar. Nuk do të jenë historianët ata që do të na gjykojnë, por populli i Ukrainës”.

Gjashtë pikat e propozuara të Johnson:

  1. Mobilizimi i një koalicioni humanitar ndërkombëtar
  2. Mbështetja e Ukrainës në përpjekjet e saj për të siguruar vetëmbrojtjen e vet
  3. Rritja e presionit ekonomik mbi regjimin e Putinit
  4. Parandalimi i zvarritjes së normalizimit të asaj çka Rusia është duke bërë në Ukrainë
  5. Ndjekja e një rruge diplomatike për depërshkallëzim, por vetëm mbi baza të një pjesëmarrje të plotë nga qeveria legjitime e Ukrainës
  6. Fillimi i një kampanje të shpejtë për forcimin e sigurisë dhe qëndrueshmërisë në hapësirën euroatlantike

Related Articles