Junikasi 34-vjeçar dyshohet se dhunoi tri herë një 13-vjeçare

Junikasi 34-vjeçar dyshohet se dhunoi tri herë një 13-vjeçare

Një person është arrestuar në Gjakovë, pasi i njëjti dyshohet se e ka dhunuar tri herë një vajzë 13-vjeçare.

Sh.Ll. dyshohet se e futi me forcë në veturë të miturën, duke e dërguar në shtëpinë e tij në Junik.

Tri ditë pas kësaj, e mitura arriti të ikë nga dritaret. Pastaj e lajmëroi rastin në polici.

I dyshuari 34-vjeçar u kap nga policia gjashtë ditë pas kësaj ngjarjeje. Te shtëpia e tij në Junik nuk ishte askush, derisa Klan Kosovës iu tha që pothuajse gjithë familjen e ka në diasporë.

Të njëjtit Prokuroria Themelore në Gjakovë ka kërkuar t’i shqiptohet masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

Vajza, pas vizitave mjekësore, është kthyer në shtëpinë e saj në Gjakovë.

Related Articles