Kurti: Serbia s’do marrëveshje, Lajçak të sqarojë pse s’u arrit marrëveshja për targat

Kurti: Serbia s’do marrëveshje, Lajçak të sqarojë pse s’u arrit marrëveshja për targat

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se Serbia nuk ka interes që të ketë marrëveshje për targat, marrëveshje e cila nuk është arritur as pas takimit të sotëm mes kryenegociatorit kosovar Besnik Bislimit dhe atij serb, Petar Petkoviq në Bruksel, shkruan Gazeta Enigma.

Kurti është i bindur se pala kosovare ka qenë konstruktive, derisa thotë se i takon emisarit të BE-së të tregojë publikisht se cila palë s’ka qenë konstruktive dhe pse nuk është arritur marrëveshja që ishte afër finalizimit.

“Unë nuk e kam ndjekur për së afërmi procesin e fundit të bisedimeve për targat, por besoj që ndërmjetësuesi [Mirosllav] Lajçak do ta shpjegojë publikisht se cila palë nuk ishte konstruktive. Unë për vete nuk kam dilema, e di që kryenegociatori jonë, zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Bislimi, ka qenë edhe konstruktiv edhe kreativ, por qartazi Beogradi nuk është i interesuar të ketë marrëveshje”.

“Ne nuk duam asnjëherë ta vëmë në pikëpyetje parimin e reciprocitetit. I takon ndërmjetësit/lehtësuesit që ta sqarojë se pse konkretisht nuk u arrit marrëveshja e cila ka qenë mjaft afër e për të cilën edhe [Mirosllav] Lajçak është angazhuar shumë”, ka deklaruar ai për televizionin publik nga Ioëa e ShBA-së.

Related Articles