Skuadra e Veronës ka qenë tejet e mobilizuar në fitoren e pastër ndaj “Zonjes së Vjetër”, me rezultat të përgjithshëm 2:1, shkruan Gazeta Enigma.
Dy golat e hershëm të sulmuesit korpulent Giovanni Simeone në minutat 11’ përkatësisht 14’ të pjesës së parë, e kanë vënë epilogun përfundimtar që në pjesnë e parë të këtij takimi, pasi epërsia prej dy golash ishte e paarritshme për t’u rikuperuar nga kampioni në fuqi I Seie A.
Në pjesën e dytë Juve bëri përpjekje të vazhdueshme për të shkëputur së paku një pikë me barazim eventual, porse goli i shënuar në minutën 80’ nga Ëeston McKennie, ishte e tëra që arriti të bëjë skuadra e Massimiliano Allegrit. /Gazeta Enigma/