Juventus, ia “ka vënë syrin” Icardit

Juventus, ia “ka vënë syrin” Icardit

Gjiganti italian shihet si favorit për ta transferuar në janar “sulmuesin e tepërt” të PSG-së

Mauro Icardi duket se është duke i kaluar ditët apo javët e fundit në Paris.

Sulmuesi argjentinas pritet të largohet nga Paris Saint-Germaini në afatin kalimtar të janarit.

Dhe, 28 vjeçari sipas të gjitha gjasave do të rikthehet në Itali.

Interesim për ish-futbollistin e Sampdorias dhe Interit ka shfaqur Juventusi.

Sulmi i “Bianconeri” ka ngecur në pjesën e parë të sezonit.

Andaj, trajneri Maximiliano Allegri ka kërkuar përforcime në fazën ofanzive.

Mbetet të shihet nëse Icardi do të përfundojë në Juve në formë huazimi apo me shitje përfundimtare.

Ndërkohë, “Zonja e Vjetër” ka edhe alternativa të tjera për sulmin.

Related Articles