Mbrëmjen e nesërme, në orën 21:00 në stadiumin Olimpico të Romës, do të luhet finalja e Kupës së Italisë ndërmjet Juventusit dhe Interit.
Stadio Olimpico u zgjodh si një fushë neutrale për të dyja ekipet por duket sikur luhet në një nga fushat e tyre.
Sipas “La Gazzetta dello Sport” raporton se të gjitha biletat e stadiumit prej 72 mijë vendesh janë të shitura.
Të ardhurat prej biletave nuk janë bërë ende të ditura por pretendohet se do të jenë mbi 5 milionë euro.