Juventusi rrezikon përjashtimin nga Kupat e Evropës në sezonin e ardhshëm.
Shkaku rezulton të jetë sjellja josportive e ekipës.
Nëse hetimet për skandalin e plusvalencave (bilancet e falsifikuara) do të zgjasë shumë dhe drejtësia sportive italiane nuk do të japë një vendim deri në fund të qershorit, atëherë UEFA do të marrë një vendim.
Juventus rrezikon seriozisht që të përjashtohen për një vit nga Kupat e Evropës ku edhe triumfi në këtë edicion të Europa League nuk do të ndryshojë asgjë.