Rregulla të reja për menaxherët e futbollistëve, FFK i bën me dije se duhet të kenë licencë për të kryer transferimet

Rregulla të reja për menaxherët e futbollistëve, FFK i bën me dije se duhet të kenë licencë për të kryer transferimet

Menaxherët luajnë një rol shumë të rëndësishëm në karrierën e futbollistëve.

Si në gjitha vendet e tjera, edhe në Kosovë futbollistët përfaqësohen nga agjentë të ndryshëm.

Federata e Futbollit të Kosovës ka dalë me një njoftim të rëndësishëm për agjentët e futbollistëve, pasi ka rregulla të reja nga FIFA.

Njoftimi i plotë nga FFK:

Njoftohen të gjithë agjentët e lojtarëve, se nga janari 2023 kanë hyrë në fuqi rregullat e reja për agjentët e lojtarëve.

Që nga 1 tetori 2023, çdo individ që ofron shërbime agjenti për një klient duhet të ketë licencën e lëshuar nga FIFA në përputhje me FFAR.

Për t’u pajisë me këtë licencë, duhet të përfundohet provimi online i organizuar nga FIFA që do të mbahet në shtator 2023.

Reklama

Për më shumë informata mund të klikoni në platformën online: Agents.fifa.com 

Related Articles