Drejtori sportiv i Napolit, Cristiano Giuntoli, ka arritur marrëveshje me Juventusin për kontratë pesëvjeçare.
51-vjeçari ka luajtur rol vendimtar në ngritjen e Partenopei drejt suksesit historik në Serie A duke transferuar emra, si Khvicha Kvaratskhelia, Victor Osimhen e Kim Min-Jae.
Pasi i ndihmoi Napolit t’u jepte fund pritjes 33 vjeçare për Scudetto, Giuntoli është i gatshëm për një aventurë të re në karrierën e tij dhe Torino pritet të jetë destinacioni i ri.
Juve ka nevojë për drejtor të ri sportiv për sezonin 2023/2024 që do të jetë i vështirë për shkak të mospjesëmarrjes potenciale në Ligën e Kampionëve.
Siç detajon, La Gazzetta dello Sport, Giuntoli ka arritur marrëveshje verbale për kontratë pesëvjeçare me Zonjën e Vjetër, me përfitime neto vjetore prej 1.5 milion euro.