Juventusi do t’ia zgjasë kontratën Alex Sandros

Juventusi do t’ia zgjasë kontratën Alex Sandros

Mbrojtësi i krahut të majtë, Alex Sandro do të mbetet pjesë e Juventusit edhe në edicionin e ardhshëm. Kështu ka bërë të ditur “Sky Sports” të hënën. Braziliani do ta aktivizoj opsionin e vazhdimit të kontratës deri në vitin 2024.

32-vjeçari pjesë e Juventusit është prej vitit 2015. Ai ka luajtur 19 ndeshje në Serie A në edicionin aktual, ndërsa ka kontribuar edhe me një asistim. Ai më herët karrierë ka bërë edhe te skuadra e Portos. Alex Sandro për Brazilin ka shënuar dy gola në 40 ndeshje.

Related Articles